VLORË

Detaje të reja dalin në dritë për atentatin në fshatin Pore të Vlorës, ku humbi jetën i riu Sotiraq Mëhilli dhe mbeti i plagosur Eno Mata apo siç  njihej ndryshe si  Aleksandër Mata.

Ky i fundit rezulton person me precedent penal në Greqi, ndërsa dyshohet si njëri prej autorëve të vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalesi Zafeiropoulos. Aleksandër Mata ose i njohur ndryshe si Eno Mata bashkë me disa shqiptarë të tjerë kanë grabitur një argjendari në rrugën “Zografou” në Athinë në qershorin  e vitit të kaluar, ndërsa pas kësaj ngjarje ishte shpallur në kërkim nga autoritetet greke.

Pas grabitjes, Aleksandër Mata shkroi në gjuhën greke një pusullë me mbishkrimin ku theksonte se ai është grabitës, por nuk është vrasës.

“Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës”-  shkroi ai në letër, ndërsa në fund kishte shënimi “Maradona – këmbëshpejti”.

Gazetari i “BalkanWeb”, Enrik Mehmeti raportoi detaje të reja për ngjarjen e sotme. Sipas të dhënave të siguruara prej tij rezulton se Mata nuk ishte në kërkim nga Policia e Shtetit, ndërsa viktima nuk njihej si person problematik.  Në vendin e ngjarjes  mësohet se janë gjetur dy kallashnikovë dhe një makinë e djegur me targa false.

Deri tani janë shoqëruar 7 persona për t’u pyetur për ngjarjen. Hetimet janë shtrirë në disa pista, përfshirë që nga vrasja e avokatit grek e deri tek konfliktet e mundshme në zonën ku dy të rinjtë jetonin. Dy të rinjtë siç shprhen banorët ishin shokë mes tyre. Banorët e zonës janë shprehur se dy të rinjtë nuk  njiheshin si problematikë në zonë, ndërsa hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të këtij atentati.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: