TIRANË- Mbërrin nga Belgjika dosja për deputetin e Partisë Kristiandemokrate, Mark Frroku. Mësohet se dosja me 2500 faqe me hetime ka ardhur para 10 ditëve nga shteti belg, ndërsa theksohet se në të ka fakte dhe dëmshmi.

Deputeti i PKD-së akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit, ngjarje e ndodhur më 1999 në Belgjikë.

Ndërkohë, Frroku po hetohet dhe për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ndaj Frrokut rëndon akuza për veprën penale “Vrasje në bashkëpunim”.

Ndërkohë, emir i deputetit kristiandemokrat, është përfshirë dhe në të ashtuquajturën çështjen “Doshi”. Frroku pritet të njihet zyrtarisht ditën e hënë me akuzat se ka bashkëpunuar me deputetin socialist Tom Doshi dhe të pandehurin Durim Bamin se sajuan një skenar për vrasje deputetësh, me qëllim fillimin e ndjekjes penale ndaj kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Tashmë kristiandemokrati ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa pak ditë më parë kishte probleme shëndetësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: