KUCOVE- Policia e Kuçovës ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë marrë peng një të ri përreth 2 orë në terminalin e autobusëve. Sipas policisë, dyshohet se njëri prej të arrestuarve dyshonte se E.K, 18 vjeç i ka ngacmuar vajzën dhe për këtë arsye në bashkëpunim me disa persona të tjerë ka thurur planin për të marrë peng te riun.

Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi i shtetasve:
K.H, 38 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Ç.T 23 vjeç, banues në Divjakë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit:
A.H, 35 vjeç.
A.P.H, 41 vjeç, të dy banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve të lartpërmendur u bë pasi për rreth dy orë në mjediset e Terminalit të autobuzave në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, për motive të dobëta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë shtetasit E.K, 18 vjeç, banues në lagjen 11 Janari, Kuçovë.
Po punohet për kapjen e autorëve të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: