Inter dhe Roma hedhin hapa përpara në lidhjen me transferimin Edin Dzeko në Milano por kjo pritet të jetë një tratative e cila mund të zgjatet në kohë. Dy janë çështje që kërkojnë zgjidhje, e para, e cila është shumë pranë realizimit, ka të bëjë me akordin financiar mes dy klubeve. Inter do të investoj 10 milion euro kesh plus kartonin e Edoardo Vergani, sulmuesi i cili aktivizohet me të rinjtë e Interit.

Edin Dzeko
Edin Dzeko

Pavarësisht se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët në aspektin financiar, zikaltërit duhet të presin ende Romën, me kryeqytetasit të cilët e kanë bërë të qartë idenë e tyre, Dzeko nuk largohet pa gjetur fillimisht një zëvendësues për të. Në pritje të Romës, Inter nuk ka hequr dorë në asnjë moment nga Romelu Lukaku. Frederico Pastorello, agjenti i Lukakut, është takuar me drejtuesit e Interit, në përfundim të mbledhjes, agjenti i tij sulmuesit të Man.United ka folur për gazetarët e pranishëm:

Lukaku
Lukaku

“Është një ëndërr, si e tillë është e vështirë për tu realizuar, por jo e pamundur. Inter po bën gjithçka për ta transferuar ndërsa vetë lojtari e ka shprehur dëshirën e tij, tani të shohim”, u shpreh agjenti i Lukakut. Man.United vijon të insistoj, kërkon 84 milion euro për kartonin e belgut, në këtë tratative nuk pranojë përfshirjen e asnjë lojtari, kërkojnë para kesh, por pavarësisht këtij insistimi nga “djajtë e kuq”, agjenti i Lukakut beson se palët mund të arrijnë në një kompromis ekonomik.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: