Edin Dzeko, sulmuesi i Bosnje Hercegovinës, duket se nuk e ka “kapërdirë” dot humbjen e ekipit të tij, mbrëmjen e djeshme në sfidën ndaj Holandës, aty ku Bosnja humbi thellë me rezultatin 5-2.

“2-3 gola i pësuam për fajin tonë. Ky është një rezultat i vështirë për t’u pranuar. E dinim që kjo do të ishte një ndeshje e vështirë për ne, megjithatë gabuam shumë dhe morëm një humbje shumë të rëndë.

Unë personalisht mundohem të jap më të mirën për skuadrën”, përfundoi i zhgënjyer ish sulmuesi i Interit dhe Romës, Edin Dzeko.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: