Yaya Toure befasoi pak kohë më parë teksa në një intervistë për “France Football” ish-futbollisti i Manchester City-t akuzoi Guardiolën për racist.

Konkretisht mesfushori nga Bregu i Fildishtë u shpreh: “Ndoshta kishte problem ngjyrën time dhe nuk jam i pari që e mendoj këtë gjë. A mendoni se me Iniesta do të sillej në të tillë mënyrë si me mua? Ka qenë i pashpirt gjithmonë me futbollistët nga Afrika. Nëse do të ktheni kokën pas do të kuptoni se ai asnjëherë nuk ka punuar me afrikane. Mendoj se ka probleme me racizmin.”

Pas disa refuzimeve tekniku spanjoll ka vendosur të thyejë heshtjen. Për “TV3” në Spanjë Pep është shprehur: “Ai po gënjen dhe e di shumë mirë diçka të tillë. Kemi punuar për dy vjet së bashku dhe kurrë nuk ma ka thënë diçka të tillë edhe pse kemi pasur shumë diskutime sy për sy. Kemi folur për gjithçka, por kurrë nuk më tha se ishte racist. Ai është frikacak që flet tani që u largua.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb