TIRANE– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar pas akuzave për koncesionet në këtë sektor. Një ditë më parë, këshilltari politik i Grupit parlamentar të LSI-së, Dritan Kaba shkruante “LSI nuk mund të mbajë përgjegjësi për drogën e Saimirit, koncesionet e Beqes apo çorbën që gatoi Nikolla me arsimin”.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, kryesuesi i listës së PS për Dibrën, Ilir Beqaj ka sqaruar punën e bërë për instrumentet kirurgjikale dhe sterilizimin e tyre.

“Për këtë ‘koncesionin e Beqes’, le të pyesin secilin nga 110 kirurgët e QSUT. Ka edhe pjesëtarë forumesh të LSI-së. Le të pyesin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Edhe në atë spital bëhen rreth 7 mijë lindje në vit. Të pyesin edhe tek materniteti tjetër “Koco Gliozheni”. Prej një jave ka filluar të zbatohet edhe aty ky shërbim i ri. Vetëm për impiantin e ri të sterilizimit dhe punimet civile janë investuar nga partneri privat rreth 400 mijë euro”, shkruan Beqaj.

REAGIMI I PLOTE
Meqë LSI ka vendosur të merret me “koncesionet e Beqes”, për sot po ndalem te instrumentat kirurgjikale dhe sterilizimi i tyre.
Në vitin 2010 në QSUT u instalua një central sterilzimi me vlerë rreth 1 mln euro. Deri në shtator 2013 nuk u vu asnjë herë në punë. Për pse-në LSI ta kërkojë përgjigjen tek ata që drejtuan shëndetësinë në atë periudhë. Janë rreth 25 mijë operacione kirurgjikale në vit që bëhen vetëm në QSUT. Në tre vite 2010 – 2013 bëjnë 75 mijë operacione vetëm në QSUT. 75 mijë pacientë nën rrezik infeksionesh pasi instrumentat sterilizoheshin me autoklava të vjetra, ndërsa centrali flinte. Ishte lënë në mëshirë të fatit. Vetëm për ta rivënë në punë u shpenzuan rreth 200 mijë euro.

Se me çfarë instrumentash kirurgjikalë operoheshin shqiptarët edhe në mes të Tiranës i ka treguar Edi Rama para disa javësh në News 24. Pse në 2005 – 2009 dhe në 2009 – 2013, askush nuk denjoi të ndërrojë instrumentat kirurgjikalë? Ndoshta nga nostalgjia që kanë për miqësinë me “Kinën popullore”. Ky “koncesioni i Beqes” do të sjellë 96 mijë instrumenta kirurgjikalë të fjalës më të fundit të teknollogjisë.

Për këtë “koncesionin e Beqes”, le të pyesin seicilin nga 110 kirurgët e QSUT. Ka edhe pjesëtarë forumesh të LSI-së. Le të pyesin në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Edhe në atë spital bëhen rreth 7 mijë lindje në vit. Të pyesin edhe tek materiniteti tjetër “Koco Gliozheni”. Prej një jave ka filluar të zbatohet edhe aty ky shërbim i ri. Vetëm për impantin e ri të sterilizimit dhe punimet civile janë investuar nga partneri privat rreth 400 mijë euro. Ja dhe ilustrimi me foto.
Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse #PartiaSocialiste? nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDuam????me #Shtet? #Punë? #Mirëqenie?

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: