Gjatë takimit me mbështetës të PD në zonën e Baldushkut, kreu i PD Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet pas 11 majit, PD do të rikthejë zyrat për qytetarët. Duke kritikuar kryeministrin Rama për shërbimin e digjitalizuar e-albania, duke nxjerrë në rrugë dhjetëra punonjës, Berisha tha se e-albania është si telefoni i prishur.
“Sot kanë hequr qindra punonjës që kanë qenë në zyra për të informuar, për të orientuar qytetarët, gjoja me e-albania.
E-Albania është bërë si telefon i prishur, një telefon që nuk bie kurrë. Bjeri sa të duash, kliko aty, por ajo të plas shpirtin dhe nuk të jep shërbimin.
Ne do të rikthejmë zyrat e informacionit, zyrat e takimit me qytetarët, zyrat e informacionit në mënyrë që qytetarët të marrin shërbimit dhe informacionet që duan. Ky i zhduku këto dhe preu cdo lidhje me qytetarin.
Klikimi në e-albania të do shumë kohë, ose nuk përgjigjet fare. E-albania do të modernizohet, por pavarësisht kësaj ne do të hapim zyrat e pritjes për qytetarët”, tha kryetari i PD-së. Ju them ju se ne do të rikthejmë zyrat e informacionit për qytetarët, shërbimet e dikurshme. E-albania do të modernizohet por dhe zyrat do të funksionojnë”, tha Berisha.
(BalkanWeb)