E ardhmja e sulmuesit të kombëtares tonë, Jasir Asani vijon të mbetet e “turbullt”. Nëse deri pak ditë më pare u përfol se numri 9 e kishte mbyllur marrëveshjen me klubin spanjoll të Las Palmas, orët e fundit nga mediat turke flitet se për Asanin ka një interesim edhe nga klubi turk i Hatayspor.

Lajmi i mire ditën e djeshme ishte fakti që Jasir Asani u kthye të luajë për klubin e tij, Gwangju në Korenë e Jugut, në sfidën çerekfinale të kupës, e fituar 3-2 nga skuadra e Gwangju.Asani nuk kishte luajtur një ndeshje si titullar me klubin e tij në Korenë e jugut që prej 4 Dhjetorit të vitit të shkuar. Mbetet për t’u pare tashmë se çfarë do vendosë klubi nga Korea. Kujtojmë se kontrata atje përfundon në fundin e këtij viti.

Asani nuk ka kaluar periudhë të mirë prej rreth 1 viti. Kjo për shkak se klubi i Gwangju vendosi ta ulë në stol sulmuesin shqiptar, pasi nuk pranoi rinovimin. Palët duket se po shkojnë drejt një marrëveshje. Elita e futbollit turk do të priste një futbollist me shumë kualitet si Asani, por në krahun tjetër edhe për të mund të ishte një lëvizje e duhur, që jo vetëm do ta rikthente në Evropë, por do t’I jepte edhe më shumë minuta lojë në dispozicion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: