Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, u takua sot me Manuel Saracinin, përfaqësuesin special të Qeverisë së Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Në takimin e bërë mes tyre, u rikonfirmua mbështetja e fortë e Gjermanisë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe u përshëndet vendimi i Kuvendit për hyrjen në procesin e negocimit.

Kryeministri Xhaferi shprehu falënderimin për përkushtimin personal të Saracinit dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Më tej, u theksua se kjo mbështetje është jetësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu takimi u përqendrua në organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike në Maqedoni të Veriut, si dhe përgatitjet për integrimin evropian.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb