E ardhmja e sulmuesit të kombëtares tonë vijon të mbetet e “mjergullt”. Pas shumë skuadrave që janë vënë pas sulmuesit të Çelsit, në Itali, Angli, Francë dhe Gjermani. Sipas mediave italiane, një skuadër tjetër ka dal në pah dhe kërkon të afrojë Brojën. Bëhet fjalë për skuadrën e sapongjitur në Premier Ligë këtë sezon, Ipswich Town.

Kështu pas Everton dhe Wolverhampton, Ipswich bëhet ekipi i tretë, që në vetëm pak ditë i është “vënë pas” sulmuesit shtatëlartë kuqezi. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë ishin gjermanët e Stuttgart, të cilët sipas mediave ishin në “pole position” për Armando Brojën, por duket se lajmet për sulmuesin e kombëtares tonë nuk do të kenë të përfunduar, deri sa do të mësojmë njëherë e mirë ekipin e rradhës në karrierën e Brojës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: