Frika më e madhe ka kaluar. Iker Casillas, familjarët e tij, shokët e skuadrës dhe tifozët jetuan orë ankthi gjatë së mërkurës, kur portieri spanjoll u dërguar me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale pas infarktit që pësoi gjatë seancës stërvitore me Porton. Bota e futbollit rrethoi 37-vjeçarin me mesazhe “dashurie” dhe mbështetjeje, ndërsa pas ankthit, tani pyetja që ngrihet është nëse karriera e portierit përfundon këtu.

818932 Iker Casillas
818932 Iker Casillas

Vetë Casillas i qetësoi të gjithë me një postim në rrjetet sociale pas operacionit. Mjekët kanë urdhëruar tre muaj pushim, ndërsa pas kësaj periudhe rikuperimi, idetë e specialistëve janë të ndryshme sa i përket të ardhmes. “Casillas do të rikuperohet plotësisht. Kur ta kalojë këtë fazë vetëm ai mund të vendosë, nëse do të vazhdojë apo jo të luajë”, ka thënë mjeku i skuadrës së Portos, Nelson Puga në një intervistë për gazetën portugeze “A’Bola”.

5cc9b046021b4c0d9b791a16
5cc9b046021b4c0d9b791a16

Nuk ndan të të njëjtin mendim ish-mjeku i kombëtares së Spanjës, Antonio Corbalan, i kontaktuar nga televizioni shtetëror spanjoll. “Është e pamundur që dikush të luajë me një stent në zemër. Iker mund t’i kthehet jetës normale, por jo futbollit profesionist”, ishin fjalët e doktorit spanjoll.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: