Mino Raiola ka mohuar lajmet e agjensisë italiane ANSA se prania e tij në Paris ishte për të negociuar me PSG nënshkrimin e mundshëm të Matthijs de Ligt. Raiola shpjegoi se “ky është shembulli klasik i lajmeve të rreme” . Ndërsa për fotografinë që është bërë me një gazetar francez, ai tha: “Më kërkoi të bënim një fotografi së bashku, por nuk e dija se kush ishte ky zotëri, nuk kam folur asnjëherë me të. ”

Në këtë mënyrë, Raiola mohoi takimin me PSG dhe sqaroi fotografinë që qarkullonte përmes rrjeteve pasi u botua nga mediat në Itali. De Ligt është me pushime dhe ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb