Mats Hummels u largua nga Dortmund pas shumë vitesh qëndrimi dhe tashmë është lojtar i lirë. Së fundmi, ka patur sondazhe nga skuadra të ndryshme, ndërsa bëhet me dije se një ekip i madh ka shfaqur interesim për shtatlartin e mbrojtjes.
Kampionët e Europës, Real Madrid do të donin të firmosnin me Hummels, pasi për momentin në dispozicion kanë vetëm 3 qendërmbrojtës, Rüdiger, Militao dhe Vallejo, sakaq Alaba është ende në pritje të rikuperimet.
Sipas La Gazzetta dello Sport, ish-lojtari i verdhezinjve, tashmë pa skuadër, është në negociata me Bolognan, por interesi i Los Blancos i ka paralizuar bisedimet. Pretendimet ekonomike të Hummels nuk mund të jenë të larta, për shkak se mosha e 35-vjeçarit s’premton shumë.
Një propozim i Real Madridit për lojtarin me siguri se do ishte i parefuzueshëm, duke marrë parasysh nivelin e galaktikëve. Afrimi te kjo skuadër e futbollistit gjerman do shtonte akoma më shumë konkurrencën, e po ashtu edhe eksperiencën. Mbetet të shihet sesi do shkojnë gjërat, për momentin nuk ka asgjë konkrete, me palët që janë në pritje të zhvillimeve të tjera.
(J.S/BalkanWeb)