Elseid Hysaj pritet të vendosë fatin e të ardhmes së tij, për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe vazhdoimësinë e karrierës. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka edhe një vit e gjysmë të mbetur kontratë me Lacion, por klubi e ka nxjerrë përkohësisht jashtë planeve, duke mos e regjistruar në kampionat dhe Europë, teksa po kërkon që t’i gjejë një sistemim të ri. Por pakkush mund të përballojë rrogën e Hysajt dhe sipas mediave italiane, i vetmi destinacion që mbetet për momentin për mbrojtësin është Arabia Saudite.
Nga përtej Adriatikut raportojnë se ka pasur interes për lojtarin, por nuk është konkretizuar ende asnjë lëvizje e tillë. Gjithsesi, çdo klub që kërkon Hysajn duhet të garantojë minimalisht që ai do të përfitojë të njëjtën shifër sa merr aktualisht te Lacio.