E ardhmja e Joshua Kimmich në udhëkryq. Kontrata e mesfushorit me bavarezët skadon më 30 qershor 2025 dhe gjermanët nuk duan të rrezikojnë ta humbasin atë me kosto zero verën e ardhshme, në rastet gjithnjë e më të mundshme që të mos arrihet një zgjatje e marrëveshjes.
Sipas asaj që raporton sot La Gazzetta dello Sport, trajneri i ri i Bayern, Vincent Kompany do të donte ta mbante, por nuk është i bindur për diçka të tillë. Sa i takon skuadrave të interesuara, për Kimmich janë pas dere gjigandët e Premier League si Manchester City dhe Arsenal.
(J.S/BalkanWeb)