Mesfushori francez, N’Golo Kante vazhdon të mbetet i pëlqyer nga dy skuadrat e mëdha evropiane, Barcelona dhe Paris Saint-Germain. Kante erdhi në verën e vitit 2016 nga Leicester City te CHelsea duke u bërë lojtar kyç i skuadrës londineze dhe titulluar i padiskutueshëm. Sipas  Sportmediaset, Chelsea do të duhet të vendosë mes  Barcelonës  dhe PSG për Kanten këtë janar.

Mediat italiane  italiane besojnë  se dy  klubet janë gati të lëvizin për francezin duke e vënë atë në krye të listës së tyre të blerjeve. Chelsea tashmë e ka parë interesin e PSG-së edhe në afatin e verës, pasi Kante fitoi Kupën e Botës me Francën dhe u bë idhull i francezëve. Për një transferim të tij në Parc des Princes kishte folur edhe bashkëkombësi i tij Kylian Mbappe, i cili e shprehi hapur dëshirën për të luajtur së bashku me të te PSG.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: