Pedri, mesfushori spanjoll i Barcelonës, ka folur së fundmi për të ardhmen e tij me fanellën e Blaugrana.
“Për rinovimin nuk kam asnjë lajm, po kujdesen agjentët e mi, gjithçka është në rregull. Edicioni? Ishte një fillim i mirë i sezonit dhe shpresoj që të vazhdojë kështu” – tha Pedri. Ai ka një marrëveshje me klubin, të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
(J.S/BalkanWeb)