Adrien Rabiot  shok skuadre me Cristiano Ronaldon.  Sipas asaj që raportohet nga Sport Mediaset, në fakt mesfushori francez është afër transferimit te Al Nassr, klubi i Riadit ku Ronaldo luan që në vitin 2023, pas largimit nga Manchester United.

Rabiot, i cili u largua nga Juventusi si lojtar i lirë këtë verë pas pesë vitesh lojë për bardhezinjtë, me gjasë do të nënshkruajë një kontratë me vlerë rreth 10 milionë euro. 29-vjeçari, gjatë karrierës së tij ka mbajtur veshur fanellën e PSG dhe Toulouse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb