Wojciech Szczesny mund të qëndrojë te Barcelonë përtej vitit 2025. Pasi erdhi si një zëvendësues i përkohshëm për Ter Stegen, polaku ka fituar vendin e titullarit falë paraqitjeve të tij të shkëlqyera. Agjenti i “gardianit”, Joshua Barnett, duke folur për Jijantes, u ndal edhe te ardhmja e Szczesny.

“Ai është i lumtur te Barcelona. Nuk do të jetë e vështirë të gjesh një marrëveshje.”- tha agjenti. Deri më tani, ai ka luajtur 8 ndeshje në kampionat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb