Kieran Trippier do të qëndrojë në Newcastle. Siç raporton Sky Sports UK, “Magpies” nuk do ta lënë të largohet lojtari, pasi nuk janë plotësuar kërkesat ekonomike nga asnjë prej skuadrave pretendente.

Mbrojtësi i djathtë anglez u ndoq prej kohësh nga Eyupspor, Besiktas, Fenerbahce dhe një tjetër klub turk, por në fund të gjitha klubet u detyruan të dorëzoheshin, pasi nuk ishin të gatshme të ofronin shumën e kërkuar për karton e Trippier. Ai luajti 28 ndeshje në sezonin e kaluar, teksa dhuroi 10 asiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb