Kvara, ylli gjeorgjian i Napolit është pyetur nga mediat sa i takon të ardhmes së tij. Kvara shprehet, se ende nuk ka vendosur asgjë.

“Nuk e di ende, e respektoj Conte-n sepse është një nga trajnerët më të mirë në botë, por dua të marr më shumë kohë për të vendosur. Unë e respektoj Napoli-n, e dua Napoli-n por ende nuk di si të jap një përgjigje të sigurt për të ardhmen time”- tha Kvaratskhelia.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb