Jamal Musiala mbetet një çështje e rëndësishme te Bayern. Mesfushori ka një kontratë ekzistuese deri në vitin 2026, ndërsa ende nuk dihet e ardhmja e gjermanit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat, Musiala është takuar me drejtuesin e bavarezëve, për të diskutuar pikërisht për këtë çështje.
Futbollisti i lindur në Stuttgart pretendon përmirësim të kushteve ekomonike, diçka që për momentin nuk mund të plotësohet nga klubi i Bayern. Musiala, në këtë edicion, është impenjuar në 4 ndeshje në Bundesligë, ku ka realizuar 3 gola.
(J.S/BalkanWeb)