Një gjykatë po gjykon vdekjen e 6-vjeçarit Cory në SHBA pasi u keqtrajtua nga babai i tij, 31-vjeçari Christopher Gregor. Ngjarja ka tronditur gjykatën që shqyrton çështjen, në të cilën djali i vogël shihet duke vuajtur teksa i pandehuri shtyn në piste me shpejtësi të madhe për të humbur peshë”.

Në video, Corey i vogël mund të shihet duke u rrezuar nga pista me babain e tij që e ngre vazhdimisht për ta vendosur përsëri në instrument. Në një moment, në fakt, 31-vjeçari shfaqet duke kafshuar fëmijën në kokë për ta detyruar të kthehet në pistë. Mesa duket shpejtësia e pistës ka qenë aq e madhe sa djali 6-vjeçar ka rënë dhe zvarritet për t’u rikthyer në makinë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Rreth 24 orë pas ushtrimit torturues për 6-vjeçarin, nëna e tij, e cila ka kujdestarinë e përbashkët të djalit me 31-vjeçarin, e çoi Corey-n te mjeku, ku fëmija tregoi se çfarë kishte kaluar.

Të nesërmen babai i akuzuar e çoi përsëri fëmijën në spital pasi djali u zgjua me vështirësi në frymëmarrje, konfuzion dhe të përziera. Kur mjekët po e vizitonin, djali pati një krizë nga e cila ai nuk u shërua kurrë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur atë në jetë.

Nga ekspertiza e parë pas vdekjes rezultoi se 6-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e një dëmtimi të fortë në zemër dhe mëlçi. Babai i Corey u arrestua në korrik 2021 dhe rrezikon dënim të përjetshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: