TIRANE- Evis Ahmeti prej vitesh moderon emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, aty ku trajtohen problematika sociale dhe histori që prekin zemrat e shumë shqiptarëve. Ndërsa në vite na ka bërë të qajmë shpesh me temat që sjell, sot e kemi parë atë të përlotur.

Ishin lot gëzimi që erdhën si pasojë e telefonatës surprizë nga vajza e saj Anxhela Ahmeti me rastin e 45-vjetorit të lindjes.

E bija ka ndërhyrë me një telefonatë në emision, por moderatorja nuk e ka kuptuar fillimisht, pasi priste që në linjë të hynte vajza e familjes, rastin e së cilës po trajtonte, një konflikt mes një nëne dhe vajzës së saj që nuk flisnin.

Ndërsa stafi e ka lajmëruar që në linjë ishte vajza, moderatorja e ka ftuar t’i flasë nënës së saj. Por nga ana tjetër është dëgjuar e bija, studente në Itali që e uronte për ditëlindje.

Më falni për kohën televizive që po ju marr. Mami në këtë 45-vjetor unë ndodhem larg teje, por dashuria ime nuk matet me kilometra. Kam fatin e madh që kam një mama të përkushtuar si ty. Të dua shumë dhe të them se je mami më e mirë në botë”, e uroi vajza.

Pas surprizës moderatorja ka shpërthyer në lot, nga emocionet: “Ua shumë faleminderit. Zemra e mamit”,- ka thënë e kapur në befasi moderatorja.

Në studio, stafi i emisionit është kujdesur që t’i sjellë moderatores edhe dhuratën e së bijës, një tufë me lule.
hdhd
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: