TIRANE

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka dedikuar disa vargje të ndjera vajzës së saj Nalta me rastin e 4 vjetorit.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali thotë se tashmë Nalta ka filluar të vishet vetë dhe kur flet nuk belbëzon.

“Nalta, Sot je 4 vjeçe. Tashmë ke filluar të vishesh vet. Kur flet, më nuk belbëzon. Kur këndon, nuk stonon. Kur reciton, aktron. T’a uroj këtë ditëlindje ty bija ime që m’u shfaqe në ekran në ekon e parë, grimcë më e madhe se bota, më e dhimbsur se jeta, më e dashur se gjithçka”- ka shkruar Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: