Cristiano Ronaldo duket se nuk mund të shkojë askund pa shokun e tij të ngushtë Marcelo. ‘Ylli’ portugez i cili rreth 1 muaj më parë la Real Madridin për t’iu bashkuar Juventusit ka bindur edhe brazilianin për të bërë të njëjtën gjë.

Disa zëra për këtë lëvizje ishin raportuar edhe ditët e para të Ronaldo-s si futbollist i ‘zonjës së vjetër’, por duket se tani se tani do kalohet nga fjalët te veprat.

“Tuttosport” shkruan se Juventus ka përgatitur një ofertë prej 50 milionë eurosh për Marcelo, i cili do t’i thotë “po” kalimit te skuadra e Allergi, pikërisht i bindur nga Ronaldo. Juventus do ta krijojë këtë fond pas shitjes së Alex Sandro te Paris SG.

Kësisoj, pas Ronaldo, Zidane dhe ndoshta Modric, një tjerë “yll”, nga ekipi që fitoi katër Champions në pesë vjet, mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb