Pak ditë para se të mbyllet merkato Dortmund ka arritur të bëjë një goditje në sulm. Klubi gjerman ka siguruar shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Paco Alcaser, në formën e huazimit.

Për 24-vjeçarin sipas raportimeve nga Gjermania dhe Spanja Dortmund do të pagujë 2 mln euro në këtë sezon, ndërsa në rast të blerjes përfundimtare duhet të bëjë gati edhe 23 mln të tjera.

Alcaser ka kaluar edhe vizitat mjekësore te klubi gjerman dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Kujtojmë që Barcelona e bleu sulmuesin nga Velencia në verën e 2016, për 30 milionë euro. Ai ka shënuar 15 gola në 50 ndeshje me ekipin “blaugrana”, pjesën më të madhe të cilave i ka nisur nga stoli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb