Atalanta i vihet pas Edon Zhegrovës. Performanca shumë e mirë e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës nuk ka mbetur pa u vënë re nga shumë klube të mëdha.
Mediat italiane bëjnë me dije se së fundmi është Atalanta e Gian Piero Gasperinit, ajo e cila ka shfaqur interesin për të mësuar më shumë për mundësin e blerjes së kartonit nga ekipi francez i Lillë.
Zhegrova kushton rreth 25 milionë euro dhe sipas mediave në Itali, klubi bergamask mund të vendosë të plotësojë dëshirën e Gasperinit, për ta sjellë atë në Bergamo tek zikaltrit., me klubin që kërkon të investojë tek futbollistët e rinj e të talentuar duke patur kështu plane afatgjata për ndërtimin e një ekipi sa më ambicioz për të ardhmen.