Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka deklaruar se Lionel Messi do të përfundojë karrierën në Spanjë, por pa ndryshuar skuadër.

Në një intervistë për “The Times”, i pari i klubit spanjoll ka theksuar se qëllimi parësor i klubit është që argjentinasin të mos e largojnë nga ekipi.

Ai shtoi se ky është plani për të ardhmen, i cili do të pasohet me afrimin e lojtarëve të mëdhenj.

“Ai përfundon karrierën e tij në Barcelonë. Ai nuk dëshiron të largohet dhe projekti ynë është ta kthejmë atë në lojtarin e klubit dhe ta rrethojmë atë me lojtarë të mëdhenj. Ne nuk duam t’i shesim lojtarët e mëdhenj që kemi në skuadër”, tha presidenti i klubit.

Gjatë intervistës, Bartomeu ka folur edhe për temën e përfolur në lidhje me transferimin e Paul Pogba në radhët e Barcelonës: “Mendoj se Pogba do të vazhdojë për një kohë të gjatë te United, sepse ekipet e mëdha duan t’i mbajnë lojtarët e tyre”, tha ai.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb