GJERMANI- Pep Gurdiola dhe Bayern Munich janë pranë divorcit. Ky lajm i bujshëm vjen nga e gazeta Bild, sipas së cilës trajneri i spanjoll mund të largohet në fund të sezonit. Për të alarmuar tifozët e Bayern-it janë vetë fjalët e Guardiolës: “Për mua ka qënë një sfidë. Nuk ka rëndësi se çfarë do ndodhi, unë këtu kam kaluar një periudhë të bukur dhe jam shumë i kënaqur. E gjitha kjo ishte një ëndërr për mua”.
Kontrata e Guardiola-s me Bayern përfundon në vitin 2016, por tifozët janë në alarm pasi kjo kontratë mund të përfundojë një vit më herët. Pep mund të rikthehet tek Barça në postin e drejtorit sportiv, edhe pse vetë trajneri spanjoll e ka mohuar diçka të tillë pak kohë më parë, por nuk e ka mohuar kurrë faktin që në Katalunjë ka kaluar periudhën më të bukur, ku fitoi gjithçka.

I pyetur nga tifozët e një fan klabi se kurë do rinovojë kontratën me Bayern, Pep u përgjigj: “Në verë do flasim me drejtuesit, të shohim se çfarë do të ndodh”.

Me ketë përgjigje Guardiola la vend për shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij që sipas të gjithë të dhënave tashmë shihet larg Mynihut.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: