Në Argjentinë janë të sigurt: Zllatan Ibrahimoviç do të veshë fanellën e Boka Juniorsit. Kështu shkruan Luis Fregosi, gazetar argjentinas, në profilin e tij në Twitter. Sulmuesi, aktualisht te Los Anxhelos Galaksi, i paskësh shprehur agjentit të tij, Mino Raiolës, vullnetin për të luajtur një sezon me fanellën Azul y Oro të Bokas, së bashku me De Rosin.

Por nuk ka vonuar përgjigja e Raiolës, që ka hedhur poshtë të gjithë zërat e qarkulluar sot për kalimin e mundshëm të suedezit nga Amerika e Veriut në Amerikën e Jugut. “Nuk ia kam ofruar kurrë Ibrahimovicin Boka Juniorsit dhe as ndonjë klubi tjetër. është një Fake News total,” tha Raiola.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb