Performanca e Samir Handanoviç kundër Torinos, i ka shqetësuar shumë tifozët e Interit, por akoma më tepër edhe drejtuesit. Dy gabime të sllovenit, që sollën barazimin e rezultatit, nuk mund të jenë të pranueshme për një ekip që kërkon të rivalizojë Juventusin.


Kështu, sipas sajtit spanjoll “fichajes.net”, Interi ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen e portës. Duke parë moshën e vjetër të Handanoviç, media spanjolle shkruan se në horizontin e zikaltrëve, shfaqen emrat e Alfons Areola(PSG), Andre Onana(Ajaks), si dhe Thomas Strakosha(Lacio).


Të tre janë më pak se 23 vjeç, dhe kanë treguar aftësi të shkëlqyera mes dy shtyllave. /PanoramaSport/


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb