Pas lajmit se tenisti serb Novak Djokoviç, u tërhoq nga Roland Garros për shkak të një dëmtimi, Janik Sinner merr për herë të parë në histori, vendin e parë në Ranking e përgjithshëm të tenistëve më të mirë në botë, duke u bërë kështu tenisti i parë italian, që arrin sukses të tillë.

22-vjeçari Italian, do të kërkojë tashmë të fitojë një tjetër Grand Slam dhe me mungesën e Djokoviç, çdo gjë bëhet edhe më e mundur.

Sinner mposhti në çerekfinale të Roland Garros bullgarin Grigor Dimitrov në tre sete: 6-2 6-4 7-6. Në gjysmëfinale të këtij kompeticioni Sinner do të ketë përballë një kundërshtar shumë të vështirë, siç është spanjolli Carlos Alcaraz, sfidë që do të zhvillohet ditën e premte, në 7 Qershor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: