Gjatë operacionit të forcave Speciale dhe FNSH ditën e sotme në Sarandë u arrestuan 8 persona të cilët u dërguan drejt Krimeve të Rënda në kryeqytet nën masa të rrepta sigurie. Mes emrave të disa prej personave të ndaluar, figuron edhe futbollisti Adrian Xhibro, mbrojtës i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të kategorisë së Dytë.

14732257 10202370543021447 2819678534338034507 N
14732257 10202370543021447 2819678534338034507 N

Xhibro, së bashku me të arrestuarit e tjerë pritet të dalë para Gjykatës ku do të njihet edhe me masën e sigurisë.

Mbrojtësi Xhibro, ka qenë pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi Delvina. Të ndaluarit janë persona të dyshuar për trafik ndërkombëtar të drogës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb