Gazeta më e madhe spanjolle, “Marca” nuk ka asnjë dyshim. Pogba është gati të veshë fanellën e Realit të Madridit. “Francezi i vetëofrohet Realit dhe në Mardid lojtarin e kanë me sy të mirë. Përmirësimi i marrëdhënieve me Mino Raiolën mund të jetë dhe çelësi kryesor për ta bindur Mançester Junajtidin të shesë mesfushorin, pasi anglezët kanë nevojë të arkëtojnë”, shkruan “Marca” në numrin e sotëm të saj.

Pol Pogba ka qenë gjithnjë i lidhur me Barcelonën në të shkuarën, por pas emërimit të Zinedin Zidan në krye të “Los Blancos” dhe sinjaleve të dashurisë që francezi ka lëshuar ditët e fundit, situata ka ndryshuar dhe tanimë, mesfushori i Kombëtares franceze mund të kalojë në Madrid, gjithnjë nëse Reali bën ofertën e duhur te Mançesteri.

Whatsapp Image 2019 03 30 At 12.27.29
Whatsapp Image 2019 03 30 At 12.27.29

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb