Elseid Hysaj qëndroi te Napoli, jo për dëshirë të tij, por klubi refuzoi të gjithë ofertat që erdhën në drejtim të anësorit kuqezi. De Laurentiis nuk ishte kundër largimit të Hysaj, ishte i vetëdijshëm për dëshirën e lojtarit, por nëse Hysaj do të largohej kjo do të bëhej sipas kërkesave të klubit. Në përfundim pas shumë zërave dhe ofertave, të paktën mediatikisht, Hysaj qëndroi me blutë. C.Ancelotti nuk e sheh si titullarë, këtë ia ka vërtetuar edhe gjatë këtij fillim sezoni, në këto kushte, Hysaj pritet të jetë sërish një emër i lakuar gjatë merkatos së janarit.


Chelsea Hysaj
Chelsea Hysaj

Sipas të përditshmes britanike “Express”: Chelsea në rast se FIFA i heq bllokadën që i ka bërë në merkato në hyrje, çështje e cila ka përfunduar në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, do të tentoj të afroj në Londër mbrojtësin e Kombëtares. Hysaj sipas “Express” do të jetë objektivi i parë në merkaton e dimrit. Hysaj nuk është një emër i panjohur në Premier League pasi edhe në këtë merkato vere u lakua shpesh për një kalim të mundshëm te Totenham Hotspur.
(BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb