Nëse nuk shkarkohet më shpejt, e sigurt është që aventura e Nico Kovac në pankinën e Bayern Munich do të mbyllet në fund të këtij sezoni. Pankina e teknikut kroat është tronditur disa herë, megjithëse deri tani ka arritur të rezistojë. Por në klubin bavarez nuk duan të kapen në befasi, ndërsa që tani në tavolinën e drejtuesëve më të lartë ekziston një listë me emrat disa prej trajnerëve të njohur.

Niko Kovač
Niko Kovač

Njëri prej tyre zbulohet nga mediat angleze. Bëhet fjalë për Mauricio Pochettino, edhe ky në krizë me Tottenhem. Skuadra angleze nuk po kalon një sezon të mirë, teksa trajneri argjentinas i ka shkuar shumë pranë shkarkimit. Por pa një zëvendësues të denjë, te Tottenham kanë preferuar të mbajnë njeriun që çoi ekipin deri në finalen e Champions League sezonin e ardhshëm.

Poch 1
Poch 1

Gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt dhe Bayern mund të ketë teknikun që kërkon përpara fundit të këtij sezoni. Por bavarezët nuk duhet të jenë të qetë, pasi Mauricio Pochettino kërkohet edhe nga klube të tjerë të mëdhenj të Europës, mbi të gjithë Manchester United.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb