“Don Balon” vjen me një lajm të bujshëm për tifozët ziklatër, Jose Mourinho rikthehet tek Inter në fund të sezonit. Sipas revistës spanjolle, Inter është duke përgatitur një revolucion në fund të këtij sezoni, por gjithçka pritet të nis me Mourinhon në stol.

Jose Mourinho
Jose Mourinho

Diego Godin është emri i parë, me uruguaianin i cili pritet të marrë vendin e Miranda. Në mbrojtje mund të vijë një kampion bote si Varane, një operacion i cili kushton 80 milion euro. I sakrifikuari i parë pritet të jetë Milan Skriniar, i cili kërkohet nga dy klubet e Mançesterit dhe nga PSG. Në mesfushë me ardhjen e Mourinhos mund të rikthehet një emër aq shumë i dëshiruar, Luka Modric ndërsa për sulmin emri më i rëndësishëm që qarkullon është ai i Coutinho.

Perisic
Perisic

Në dalje pritet të largohet Perisic, me kroatin që është gjithnjë e më parë Man.United. Vetë tekniku portugez së fundmi ka përjashtuar mundësinë për një rikthim në Premier League, ndërsa kurrë në asnjë moment nuk e ka fshehur dëshirën për tu rikthyer sërish tek Inter, sipas “Don Balon” ky është viti i duhur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: