Olsi Rama nuk ka humbur kohë. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, një ditë pas ndërprejes së marrdhënieve me ish-trajnerin Skënder Gega, ka flutuar në Itali për të sjellë pasusin e tropojanit që e shpalli kampion klubin e kuq pas 26 vitesh.

Burime zyrtare në klubin e kuq konfirmojnë për “Balkan Web” se trajneri me të cilin po bisedohet është Zdenek Zeman, çeku 72-vjaçar me një eskperiencë të jashtëzakonshme në Itali, që mes të tjerave ka drejtuar edhe Romën, Lacion dhe në edicionin e shkuar Peskarën. Zeman njihet nga të gjithë sportdashësit si armiku më i madh i Luçiano Moxhit, ish-drejtorit të Juventusit, që pati një aventurë të dështuar pikërisht te Partizani.

Nga sa bëhet e ditur për “Balkan Web”, shkes për këtë “martesë” është futur Igli Tare, që kërkon të sjellë një tjetër emër me peshë në Shqipëri pasi Edi Rejës, të cilit iu besua stoli i Kombëtares!

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb