Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po përgatitet për të hedhur një hap të madh në karrierën e tij. Mësohet se ish-futbollisti i Partizanit, ka arritur akordin me Napolin e Antonio Kontes, për 3 milionë euro.
Bëhet me dije se palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e shqiptarit nga Leçe te Napoli.
Mësohet se rol deçiziv në këtë lëvizje pas lënies në stol të Ramadanit te Leçe, ka luajtur agjenti i njohur shqiptar, Fali Ramadani, që duket se po dirigjon këtë transferim, ku kanë mbetur vetëm detajet e fundit të kontratës.
Te Napoli, Ramadani do të gjejë ish-shokun e skuadrës te Partizanit, Amir Rrahmani që është shndërruar në lider. Me fanellën e Leçes, mesfushori 29-vjeçar ka realizuar 50 paraqitje në kampionat dhe 3 në Kupën e Italisë, duke spikatur me performancën e tij./ Panorama Sport
(BalkanWeb)