Mançeter Siti dhe Pep Guardiola kanë një ëndërr të re: të veshin brazilianin Nejmar me fanelën e kaltër të “qytetarëve”, në mënyrë që të jenë në gjendje për të konkurruar denjësisht në Ligën e Kampioneve vitin e ardhshëm, trofe që po bëhet obsesion në gjysmën e kaltër të Mançesterit.


Ndaj, për këtë arsye, sheikët e Sitit duan të gjejnë një akord me sheikët e Paris Sën Zhërmenit për të lënë të lirë brazilianin Nejmar. Sipas mediave spanjolle, Siti është i gatshëm të ofrojë Sergio Agueron dhe 130 milionë stërlina për të sjellë në “Etihad” sulmuesin e PSG.


Klubi parizien, që mund të përballet me sanksionet e Fair-Play Financiar, mund ta marrë në konsideratë këtë ofertë, por gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar për vërtetësinë e këtyre zërave.


(Balkanweb)

Etiketa: