Ndryshimi i presidencës dhe stafit drejtues e shndërroi Luftëtarin në një kantier ndërtimi. Të shumë ishin lojtarët të cilët u afruar në Gjirokastër për të ndërtuar një ekip i cili kishte për qëllim të qëndronte në elitën e futbollit shqiptar. Për këtë arsye drejtuesit e klubit afruan dhe një trajner me eksperiencë si Klevis Dalipi i cili u largua nga kryeqyteti për të marrë përsipër një bast në madh në kushtet ku ndodheshin bluzinjtë.

1564409990 Luft
1564409990 Luft

Pas një periudhe seleksionimi, Dalipi nuk pati as shansin për të zhvilluar qoftë dhe një ndeshje zyrtare teksa ka vendosur të largohet përfundimisht nga gjirokastritet. Postin e tij duke nisur nga kjo e premte do ta marr Klodian Duro.

Klodian Duro
Klodian Duro

I kontaktuar nga BalkanWeb, ish trajneri i Kukësit dhe Kamzës, ish mesfushor i famshëm i Kombëtares, konfirmoi se do të jetë ai trajneri i ri i Luftëtarit. Duro nuk do të jetë thjeshtë trajner por do të mbaj dhe postin e Drejtorit Sportiv. Duro do të debutoj në stolin e Luftëtarit në sfidën e së shtunës kundër Tiranës në “Selman Stërmasi”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb