SHBA – Kur shikojmë fotografitë e të dashurës së re të Chris Brown, Candice Brook, na duhet të fokusohemi dhe tu kushtojmë atyre vëmendje pasi ajo duket sikur ka të njëjtën fytyrë me Rihanën, ish të dashurën e reperit, vetëm se kanë emra të ndryshëm. Aktualisht duket se marrëdhënia e tyre në çift shkon më së miri dhe kjo vërehet edhe falë fotografive të tyre të postuara në rrjetet sociale, ku duken mjaft të lumtur.


Edhe pse para pak kohësh Chris Brown e mohoi se kishte një marrëdhënie dashurie me ndonjë femër, fotografitë e fundit të postuara nga ai me modelen bukuroshe, identike me Rihannë, e kundërshtojnë thënien e tij dhe lejojnë që mediat të nisin thashethemet, për këtë marrëdhënie. (er.cu/BalkanWeb)



Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb