Bukuroshja Maria Vasileviç po shkakton një “tërmet” të vërtetë në Bjellorusi, pasi pas karrierës së saj si Miss, i ka hyrë politikës.

22-vjeçarja është e lidhur me udhëheqësin 65-vjeçar të vendit, Presidentin Aleksandër Lukashenko, dhe është parë disa herë me të në publik pasi fitoi çmimin Miss Bjellorusia në Maj të vitit 2018.

Lukashenko, drejtues kooperative në kohën e komunizmit, është quajtur “Diktatori i fundit në Europë”, pasi ka që në vitin 1994 që e udhëheq Bjellorusinë me grusht të hekurt.

Politikanët e opozitës ndëshkohen sa herë që organizojnë protesta kundër regjimit dhe në zgjedhjet e fundit opozita nuk fitoi as edhe një post të vetëm në Parliament.
Megjithatë, një prej atyre vendeve u zu nga zonjusha Vasileviç, edhe pse nuk ka fare përvojë si politikane. Pavarësisht 43 viteve diferencë moshe, kohët e fundit ata janë parë bashkë në shumë evenimente publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb