E dashura e kryeministrit britanik Boris Johnson, Carrie Symonds, do të jetojë me të në 10 Downing Street, ku ndodhet qëndrimi i tij zyrtar në qendër të Londrës.

“Johnson, 55 vjeç dhe Symonds, 31 vjeçe, kanë hyrë në vendbanimin e ri të kryeministrit”, theksoi një zëdhënëse e Downing Street.

Symonds do të bëhet partnerja e parë e pamartuar e një kryeministri britanik që do të jetojë në Downing Street. Xhonsoni pasoi Theresa May si kryeministër javën e kaluar, pasi fitoi një balotazh për kreun e Partisë Konservatore në pushtet kundër rivalit të tij, Jeremy Hunt.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb