Jenna Jenovich është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave shqiptare pas fotove me Noizy-n. Serbja simpatike do të jetë personazhi i radhës në klipin që reperi do të sjellë së shpejti. Më shumë sesa vetë klipi, ajo që ka rënë në sy është afërsia e Noizy-t me këtë bukuroshe.

Të shumta kanë qenë lajmet që flisnin se mes tyre ka nisur dhe një lidhje dashurie. Pozat e afërta me Noizy-n e konfirmojnë edhe më shumë këtë thashethem. Jenna, është ndër femrat më të pëlqyera në Serbi, por jo vetëm.

Seks-simboli mund të thuhet me plot gojën që është ndër vajzat më seksi të showbiz-it, ndaj këto foto, ku Jenna shfaqet më seksi se kurrë, e konfirmojnë edhe njëherë këtë fakt.

(Bluetooth/GazetaShqiptare)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb