SHBA-Taylor Lianne Chandler 41 vjec, e dashura e kampionit olimpik të notit, Michael Phelps bën një deklaratë shokuese në rrjetin social, Facebook mbi gjininë e saj. Chandler tregon se realisht ka lindur djalë, por në adoleshencë hormoni testosteron është bllokuar totalisht dhe u detyrua të kthehet në femër.

Emri në vogëli ka qenë David Roy Fitch por duke pasur problemin e testosteronit, rreth të njëzetave ajo u detyrua të kryejë disa operacione kirurgjikale deri në organet e saj gjenitate.

“Nuk kam qenë kurrë burrë, kurrë nuk jetova dot si burrë. Asnjë nuk mund të thotë se me njeh si burrë apo të deklarojë një foto timen si mashkull”.

Më tej, ajo shton se është shumë e dashuruar me Phelps. “Të rrish me të të duken kohë të arta, si kohë adoleshentësh. Është shumë bukur. Nuk jam ndier kurrë aq rehat dhe ia pranoj të metat ashtu sikundër ai të miat”.

Ndërkohë në një intervistë për ‘National Enquirer’ duke treguar për sportet e Baltimorës, ajo shprehet se “gjysmën e kohës ishim duke bërë dashuri. Hera e parë në jetën time që dikush më bën të ndjehem një femër e vërtetë”.
Chandler pohon se nuk e ka gënjyer asnjë moment të dashurin e saj mbi të kaluarën dhe ndryshimet që ka pësuar”.

 

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb