Nga ekipe të vogla shpesh lindin ndeshje të mëdha. Pa frikë e tillë ishte takimi ndërmjet Gjibraltarit dhe Lihtenshtejnit, dy përfaqësuese gjysmë profesioniste, por që në Ligën e Kombeve dhuruan një ndeshje që do të kujtohet gjatë, 4 gola të shënuar, një barazim 2-2 i vendosur vetëm në shtesë.

Ndeshja nisi me një gol të çmendur, ku Walker realizoi një gol nga goditja e këndit duke kaluar Gjibraltarin në avantazh. Lihtenshtejni barazoi shifrat me fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Walker në minutën e 82-të gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për vendasit.

Ndeshja nuk kishte fund, pasi në shtesë, në minutën e 97-të Gjibraltari kaloi në epërsi duke sjell festë të tifozët. Asgjë nuk përfundoi këtu pasi në minutën e 14 të shtesës, Lihtenshtejni barazoi rezultatin në 2-2 duke bërë që dy ekipet të shtyjnë për në një tjetër rast shijon e fitores pasi kanë katër vite që nuk arrijnë një sukses në një ndeshje zyrtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb