Federata Shqiptare e Futbollit tregon edhe njëheë anën më qesharake të saj, ndërsa pak ditë më parë mbështeti gjyqtarët në bojkotin e tyre, ndërsa sot sapo ka falur një nga dhunuesit e gjyqtarëve, të cilin vetë Komisioni i Disiplinës e pati dënuar me 3 vjet pezullim nga fushat e blerta.

Bëhet fjalë për Albano Isajin, lojtari i KF Shkumbinit që edicionin e shkuar goditi me grusht gjyqtarin Klajdi Kola menjëherë pas përfundimit të sfidës së play-out mes Shkumbinit dhe Veleçiut, sfidë që ndëshkoi peqinasit me rënien në Kategorinë e Dytë.

Situata është skandaloze, pasi vetë FSHF u çorr dhe u ngjir për rikthimin e policisë në stadiume pas episodeve të dhunës ndaj gjyqtarëve dhe udhëhoqi bojkotin e tyre, që solli krijimin e një tryeze të pëbashkët me qeverinë për akte ligjore kundër dhunuesëve dhe çështje të tjera të karakterit financiar në dobi të FSHF-së.

Dhe ndërsa pret që institucioni i futbollit të jetë vetë shembull në të tilla raste të turpshme, ja tek ndodh ajo që mediat kanë kritikuar gjithnjë te Federata Shqiptare e Futbollit. Albano Isajit i është hequr pezullimi pas vetëm 7 muajsh, ndonës goditi një gjyqtar të shoqatës së udhëhequr nga Tahir Kastrati. Qesharake dhe skandaloze bashkë!

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb